Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka ndarë në faqen e saj në Facebook një videomesazh drejtuar qytetarëve nga mjekja e njohur, prof. Adriana Babameto.
Duke publikuar apelin e mjekes ministrja Manastirliu ka bërë lutje të dëgjohen këshillat pēr distancim social dhe mbajtje të maskës. Në mesazhin e saj mjekja e njohur u ka kërkuar qytetarëve të rrisin ndërgjegjësimin dhe të respektojnë rregullat në shenjë mirënjohje për jetën.
‘”Duhet të rrisim ndjenjën e përgjegjësisë tek secili prej nesh për të zbatuar disa masa të thjeshta, si distancimi, vendosja e maskës dhe higjiena vetjake dhe kolektive. Do të ishte një shprehje e vlerësimit për jetën dhe një shprehje mirënjohje për personelin shëndetësor që përballet çdo ditë në vijën e parë me COVID19″ – Ju lutem dëgjoni apelin e prof. Adriana Babameto nga QSUT'”, shkruan Manastriliu.
"Duhet të rrisim ndjenjën e përgjegjësisë tek secili prej nesh për të zbatuar disa masa të thjeshta, si distancimi,…
Gepostet von Ogerta Manastirliu am Dienstag, 7. Juli 2020