Aston Vila luan një ndeshje shumë të rëndësishme ditën e sotme, teksa përballet me Kristal Palasin, ku i vetmi rezultat që i bën punë është fitorja. Megjithatë para kësaj sfide të rëndësishme, diçka e jo e mirë ka ndodhur me sulmuesin e Kristal Palasit, Uilfried Zaha. Ky i fundit në profilin e tij zyrtar ka postuar një mesazh që  ka marrë nga një tifoz i Aston Vilës, i cili i kërkon atij të mos shënojë në ndeshjen e sotme, në të kundërt do i kenë punët keq.

“Bën mirë të mos shënosh, shkë rdhatë e zezë, në të kundërt do të vij në shtëpi i veshur si fantazmë.”, ky ishte mesazhi i cili i ishte dërguar Zahës, të cilin ky i fundit e bëri publik në faqen e tij zyrtare. “Shikoni si u zgjova sot”, shkruan Zaha.