Lideri socialdemokrat Zoran Zaev përfundimisht mbyll dyert për një koalicion me BDI-në pas zgjedhjeve të 15 Korrikut. Komentet për Radion Evropa e Lirë Zaevi i bëri pas përplasjeve të fundit me integristët, kur u bë publike një “bo mbë” ku dëgjohet se ai ofendon shqiptarët dhe BDI-në. Nuk ka shanse që të hyjmë në koalicion me BDI-në sepse opsionet ku ndrejt kundë rshtarit të parë dhe të drejtpërdrejt të BDI-së që është Aleanca dhe Alternativa, janë afër me mandatet, madje edhe po të ketë dallime prej 2-3 plus minus atëherë kemi opsion që realisht të zgjedhim.Nga ana tjetër, BDI ftoi Zaevin që të kërkojë falje, që siç thanë, të mos mbyllen të gjitha shtigjet e bashkëpunimit në të ardhmen.

“Ne që të mund të vazhdojmë bashkëpunimin në këtë vend, nga këtu kërkojë që Zoran Zaev të dalë dhe publikisht t`u kërkojë falje shqiptarëve për ofendimet që ua bën.Sonte në mesnatë në Maqedoninë e Veriut hynë në fuqi heshtja zgjedhore. Më shumë se 1.8 milionë votuesit në zgjedhjet e parakohshme parlamentare për shkak të pandemisë, për herë të parë do të votojnë tre ditë.