Ish-lojtari i Juventusit, Michel Platini, mendon se argjentinasi Paulo Dybala i ngjan më shumë Diego Armando Maradonës se sa ai. Ish-kreu i UEFA-s foli për ish-klubin e tij pas fitores së titullit të 9 radhazi.
65-vjeçari i mëshon idesë së tij se ylli i Juves i ngjan Omar Sivorit. “Stili i tij më kujton Omar Sivorin, por ai është më i ngjashëm me Maradonën se sa isha unë kur luaja futboll.
“Nuk mund të them se ai ka talentin e Maradonës, por talenti i tij është i mjaftueshëm”, – tha ai në lidhje me yllin e Argjentinës. Dybala ka luajtur një sezon fantastik me Juventusin. Ai ishte një nga futbollistët më të mirë prej atyre që fituan titullin e 9 kampion.