Ish-drejtori sportiv i Milanit, Ariedo Braida, këshillon drejtuesit aktualë të skuadrës kuqezi në lidhje me lëvizjet e stafit që do të bëhen në sezonin e ri. Ai shprehet se ardhja e Rangnick dhe largimi i Pioli mund të mos jetë lëvizja e duhur.

“Pioli po paraqitet mirë me Milanin, është një që e njeh mjaft mirë Serinë A, ndërsa Rangnick jo. Për Rangnick më kanë folur shumë mirë, një trajner që lëviz shumë për të vëzhguar dhe që ka bërë gjëra të mira”, tha Braida.

“Unë do të mbaja Pioli si trajner, ndërsa Rangnick do t’i nevojitet kohë për t’u adaptuar me futbollin italian. Të marrësh një trajner të huaj që nuk e njeh Serinë A është me rrezik”, tha Braida.