Rama ka kërkuar në mbledhje që opozita parlamentare të përkrahë hapjen e listave pasi ajo nuk cenon as bërjen e koalicioneve dhe aq ndryshimin e marrëveshjes së 5 qershorit por vetëm një korrigjim në kod. Burime për Report Tv tregojnë se Rama është shprehur se nuk do të ndryshojë as sistem zgjedhor dhe as zona zgjedhore, por vetëm do të hapen listat.

Rama është shprehur se nuk i ka votat në Kuvend për të miratuar marrëveshjen e 5 qershorit dhe se PD e LSI nuk ka pse kundërshton hapjen e listave pasoi nuk e ndalon atë të krijojë koalicione, jo si ato deri më tani, por koalicione siç krijohen në të gjithë Europën. Pra nuk do të ketë ndalim koalicioni, por formë grupimi që mundësojnë listat e hapura dhe mw pas të diskutojnë se si të garantohet kuota gjinore sa më mirë nga hapja e listave.

“Tha i qendrojme marreveshjes. Marreveshja duhet miratuar, per tu miratuar duhen votat ne kuvend qe ne si mazhorance nuk i kemi. Ne bisedimet me opoziten parlamentare kemi dakordesuar per hapjen e listave. Ajo cka kerkojme eshte hajdeni ulemi dhe me sa me shume dakordesi te reflektojme ne kod kete sanksionim te hapjes se listave qe vjen nga ndryshimi kushtetutes. Ne nuk ndryshojme as sistem, as zona zgjedhore. E vetmja gje eshte qe po hapim listat. Edhe per hapjen e listave hajdeni ulemi nese keni ndonje mendim se si te garantojme kuoten gjinore sa me mire. Nuk ndalojme koalicionet por forme grupimi qe te mundesoje hapjen e listave dhe te mos nderlikoje administrimin. Korrektimi ne kod i perket vetem pjeses se hapjes se listave dhe nuk cenon permbajtjen e dokumentit. Pra nuk u ndalon njeri te beni aleancat tuaja. Por ne nje koalicion sic i ben gjithe evropa dhe jo si modeli yne i deritanishem qe se ka askush”, është shprehur Rama.