Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj përmes një statusi në Facebook, i referohet vlerësimit të qëndrueshëm të Shqipërisë në Rishikimin Periodik të Moody’s dhe paralajmëron opozitën.
Sipas saj, qasjet destruktive të opozitës nuk e ndihmojnë Shqipërinë, shtyjnë larg investitorët, frenojnë hapjen e vendeve të reja të punës dhe ulin mundësitë për shqiptarët më në nevojë.
STATUSI I PLOTË
Qasjet destruktive të opozitës nuk e ndihmojnë Shqipërinë, shtyjnë larg investitorët, frenojnë hapjen e vendeve të reja të punës dhe ulin mundësitë për shqiptarët më në nevojë.
Pavarësisht dy goditjeve të njëpasnjëshme, tërmetit dhe pandemisë, Shqipëria vlerësohet qëndrueshëm në Rishikimin Periodik të Moody’s.
Në vitin 2019, investimet e huaja direkte ishin për të dytin vit radhazi mbi 1 Miliard Euro dhe deficiti buxhetor në raport me PBB ishte vetëm -1.9%.
Në vitin 2020 mbyllëm me sukses daljen në tregjet ndërkombëtare të Eurobondit.
Këtë vit, më shumë se cdo vit tjetër duhet të motivojmë sipërmarrjen të ecë përpara dhe të mos ndalemi në rrugën drejt një tregu të përbashkët me Bashkimin Evropian.