Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastriliu ka ndarë në faqen e saj në facebook një mesazh nga mjekja e njohur prof Anila Godo.
Në kuadër të fushatës së Ministrisë së Shëndetësisë për mbajtjen e maskave mbrojtëse, Manastriliu shkruan se vendosja e maskës është ndër mënyrat më efikase për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.
Në mesazhin e saj prof Anila Godo nënviozon se mbajtja e maskës është mënyra më e sigurt e provuar deri tani, për të mbrojtuar veten dhe të tjerët nga infektimi i COVID-19.
“Ndër paqartësitë e shumta terapeutike e profilaktike, mbajtja e maskave duket me e sigurt dhe e provuar. Na kushton fare pak e na mbron shumë. Ju lutem le ta bëjmë një zakon të ditës mbajtjen e maskës”, thotë Godo.