Ata janë një nga çiftet më simpatike dhe më të komentuar në mediat rozë. Bëhet fjalë për Miriam Canin dhe Alban Skënderaj. Këngëtarët janë tashmë prindër të dy fëmijëve, të cilët i kanë pagëzuar me emrin Ameli dhe Duam. Për Albanin dhe Miriamin, e gjithë bota tani vërtitet rreth fëmijëve.

Së fundmi Miriami ka zhvilluar një mini-intervistënë Instagram, ku i është përgjigjur pyetjeve të shumta të ndjekësve. Një nga pyetjet ishte: A grin deni ju? Dhe Miriami i është përgjigjur: Natyrisht që po, dhe tema numër 1 cila është? Fëmijët. Pse bëre zhurmë se e zgjove, pse e puthe kaq fort, pse e rrotullove kaq shumë, pse e ushqeve kaq shpejt, pse pse pse.