Shkelzen Berisha

Prej ditësh vijon përplasja mes numrit 2 të PS-së Taulant Balla dhe djalit të ish-kryeministrit Berisha, Shkëlzen Berisha.

Balla publikoi disa dokumente ku akuzonte Berishën se kishte marrë 1.8 milionë euro kredi dhe kishte lënë garant disa prona afër Gërdecit.

Ai ngre pikpyetjen se “si i përvetësoi Shkëlzen Berisha ato prona”, dhe sqaron se vlera e tyre është shumë herë më e vogël se sa kredia që është marrë.

Më pas Shkëlzen Berisha iu përgjigj duke deklaruar se do e padisë për shpifje. Së fundmi ka reaguar edhe deputeti Balla, i cili thotë se gjyqi ndaj tij është gjë e kollajshme, por shprehet “i shkqetësuar” se si do i justifikojë Shkëlzeni miliona euro pasuri, përfshirë fabrikën në Gërdec.

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS i këshillon djalit të ish-kryeministrit që ta harrojë gjyqin dhe t’ja lërë në dorë SPAK-ut çështjen.

Postimi i Ballës:

Zen, gjyqet me mua kollaj, po si i behet tere atyre milionave euro qe nuk justifikohen dot as me sharje, as me kercenime dhe as me fotot e jetes tende luksoze neper ishuj e neper gadishuj te planetit?!

Po ti s’ke faj, se nuk i kemi ngjare Babit tend ne qe u plak duke hedhur balte dhe nuk jemi as si hienat e Babit qe u shkoi jeta duke na u turrur neper familje! E megjithate dreqi e mori, ato udhetimet e tua pishine me pishine dhe oqean me oqean, shume te kushtueshme duken mor Zen!

Te pakten nga fotot keshtu na duken ne sheikeve te dale nga fantazia e Babit, po mbase i ke bere me fotoshop dhe s’te kemi ngacmuar per to! Po kjo fabrika ne Gerdec shume e madhe o Zen per t’u bere fotoshop!

Nuk di si do e justifikosh kete dreq fabrike dhe degjo mua, me mire lerja Spakut se do mbetesh ne tualetin e Gjykates po u perballem bashke per kete pune. Si te duash, ketu jam une zgjidh dhe merr po vetem nje gje ta dish: Edhe si sekser (ndermjetes sic thua ti) je shume dembel! Aq dembel sa te ngeli fabrika zbuluar dhe as Babi nuk ta fsheh dot me.