Blendi Klosi, ministër i Turizmit dhe Mjedisit, gjatë një takimi në Sarandë, u ka kujtuar operatorëve turistikë se nga 11 korriku hyn në fuqi ligji për heqjen e TVSH-së së jahteve dhe mjeteve lundruese të kënaqësisë; po ashtu sot është dhe dita kur aprovohet nga qeveria ligji i ri për regjistrimin dhe mënyrën e kontrollit të jahteve dhe mjeteve lundruese në det.
Prezantimi i futjes në fuqi të këtij ligji u bë ditëne djeshme në qytetin e Sarandës pasi sipas Ministrit Klosi “është një nga destinacionet më pranë zhvillimit, është një nga ato destinacione, i cili duhet të jetë i pari që duhet të marrë zhvillim nga kjo politikë e re e qeverisë”.
Përmes një postimi në rrjetet sociale ka reaguar dhe kryeministri Edi Rama.
Rama shkruan se “Ligji bën të zbatueshëm, vizionin dhe ambicien për ta shndërruar flamurin shqiptar përmes mjeteve lundruese, në “pasaportën” e re të marketimit të Shqipërisë si destinacion turistik, bregdetin tonë në një destinacion të ri mesdhetar të anijeve turistike të të gjitha dimensioneve dhe vijën tonë bregdetare në një zonë konkururse për portet e marinat turistik”.
POSTIMI I PLOTË I EDI RAMËS.
Prej 10 korrikut 2020 ka hyrë në fuqi për herë të parë në Shqipëri një ligj “Për aktivitetet detare” i cili i hap rrugë zhvillimit të një potenciali të pashfrytëzuar në historinë tonë të re e të vjetër jo e jo, industrisë së detit
Ligji bën të zbatueshëm, vizionin dhe ambicien për ta shndërruar flamurin shqiptarpërmes mjeteve lundruese, në “pasaportën” e re të marketimit të Shqipërisë si destinacion turistik, bregdetin tonë në një destinacion të ri mesdhetar të anijeve turistike të të gjitha dimensioneve dhe vijën tonë bregdetare në një zonë konkururse për portet e marinat turistike
Më shumë turizëm, më shumë të ardhura në ekonomi, më shumë punësim, më shumë emër për Shqipërinë e bukur në Europë e në botë.