Ministrja Elisa Spiropali ka ndarë pamjet nga një takim i zhvilluar në Vlorë, në të cilin kane marrë pjesë edhe figura të tjera të Partisë Socialiste.Teksa shihet e shoqëruar me Damian Gjiknurin, Milva Ikonomin, Linda Nikollën e Dritan Lelin, Spiropali shkruan se PS është gati për fitoren e 2021.
Postimi i plotë:“VLORË Punët, takimet, bashkëbisedimet ashtu si politika dhe vetë shoqëria arrijnë vlera dimensionale kur preken nga vullneti dhe forca e grave dhe e vajzave.“Përfaqësimi gjinor në Partinë Socialiste, vlerë e forcës politike më progresiste” ishte një takim fantastik i organizuar nga Vilma, të cilën e falenderoj për ftesën dhe hapësirën domethënëse në të cilën na vendosi.Falë vizionit të kryeministrit Rama, #PS është sot forca politike?ku gratë dhe vajzat janë pjesë e pandarë e progresit, në strukturat drejtuese të Partisë Socialiste, këshilla bashkiakë, administratë, Parlament dhe qeveri.
Epilogu i këtij takimi u vendos me vizitën përgjatë qendrës historike të Vlorës, një nga shumë investimet madhore të qeverisë shqiptare, zbatuar nga Bashkia Vlorë, përmes të cilit kjo qendër e kujtesës historike kombëtare, u transformua nga një hapësirë shëmtie në në një atraksion mbresëlënës dhe të merituar për qytetin e Flamurit.Bashkë, gra dhe burra, nuk do të ndalemi në rrugën e transformimit dhe të zhvillimit, për të mos u kthyer kurrë pas tek ata që qytetet tona i mbajtën peng të politikës së tyre të urrejtjes. Në 2021-shin ne do të fitojmë për Vlorën, për Shqipërinë!”