Vala e nxehë afrikane që ka përfshirë vendin do t’i ktheje ditët e fundit të Korrikut në më të nxehtat e këtij muaji.“Të enjten dhe të premten pritet që temperaturat do të arrijnë në 40, apo edhe mbi 40 gradë Celsius”.Cilat janë qytetet që do të shënojnë vlerat maksimale?“Berati, Kopliku, Kuçova dhe Gjirokastra do të jenë qytetet me të nxehta ku temperatura do të arrijë mbi 40 gradë Celsius, ndërsa bregdeti do të jetë pak më i freskët”E njëjta situatë do të vijojë edhe në ditët e para të Gushtit, paçka episodeve me reshje të izoluara.
“Temperaturat do të zbresin deri në 36 gradë, megjithatë edhe 10 ditët e para të Gushtit do të jenë të nxehta dhe të thata”.Korriku do të mbyllet me temperatura prej 6 gradë Celcius më të larta sesa vlerat mesatare të muajit.q