Shefja e Shërbimit të Infektivit prof. Najada Çomo, ku po trajtohen prej 5 muajsh të prekurit me COVID-19, ka ndarë një video në Facebook ku edhe ka dhënë një mesazh të rëndësishëm. Çomo shprehet se në këtë të Dielë i gjithë stafi është në krye të detyrës në ndihmë të mbi 100 pacientëve të shtruar në këtë spital. Çomo bën thirrje që kjo situatë të merret seriozisht dhe të mos përbaltet puna me pacientët pasi janë në momente të vështira dhe po luftojnë me vdekjen.

“19 Korrik,, e Diele,, ne muajin e 5, qe jemi duke trajtuar dhe luftuar,Pafund, per te shpetuar Jete njerezish,qe vuajne nga Covid 19 .Infektologe, Reanimatore, infermiere, sanitare, Imazherist,jane sot ne Sherbim te mbi
100 pacienteve te shtruar. !Jane Shume, dhe nuk mund Ti perbaltni,, po vuajne, po luftojne me vdekjen ! Lutuni per Shendetin e tyre, Ata jane ne spital NeJemiPerJu”, shkruan Çomo.