Kryeministri Edi Rama teksa po zhvillon një bashkëbisedim me median lidhur me reformën zgjedhore, është shprehur se Partia Socialiste ka vendosur që të mbështesë Listat e Hapura që janë kërkuar me ngulm nga opozita në Kuvend.
Sipas Ramës, ka zëra që flasin se kjo po bëhet për të prishur marrëveshjen e arritur nga palët politike më 5 qershor për Reformën Zgjedhore, por sipas tij asnjë pikë e kësaj marrëveshje nuk është shkelur. Sipas Ramës Hapja e Listave nuk ka qenë kurrë një tabu për Partinë Socialiste dhe se kjo do të arrihet në dy faza.
“Kemi vendosur që të mbështesim si PS një hapje të listave dhe t’i japim mundësi çdo zgjedhësi të zgjedh subjektin politik dhe të shpreh preferencën e tij për deputetin e përfshirë në listën e subjektit politik. Është një vendim që reflekton bindje që hapja e listave përkon me dëshirën e një mase shumë të madhe të qytetarëve që shkon përtej një shumice dhe pakice qeverisëse. Siç e tha edhe Taulanti, përtej asaj që do të ishte zgjidhja më e thjeshtë dhe në pamje të parë më komode për një parti të madhe por edhe për mua si kryetar i PS, që në këtë rast duhet tu jap të gjithëve mesazhin se asnjëherë nuk ka qenë prioriteti im hapja e listave. Por që PS të reflektojë shoqërinë dhe interesat. E di shumë mirë se ka një segëllti e përpjekje që kjo gjë të trajtohet si një shkelje marrëveshje se 5 qershorit por fakti është se është më mirë duke shkelur edhe mbi veten. Ambicia jonë që përkon me nevojat e publikut dhe me interesin e vendit ka qenë depolitizimi i administratës zgjedhore. Një vendim kyq që nuk ka ndodhur. Sepse e kundërshtonte PD. Deri në fund edhe grupi që ajo përfaqëson. Të lehtësonim nga aq sa mundeshim barrën e frikës së paragjykimeve vendosëm të bëjmë një ndryshim, që është ndryshimi më i madh i mundshme i një force që ka shumicën dhe që shkel mbi veten në këtë rast. Kam thënë se ky proces do jetë me dy shkallë. Ku Hajdari dhe të gjithë ata që mbrojnë një ndryshim të sistemit kërkonin me ngulm që të nisnim nga sistemi dhe hapja e listave. Dhe nuk hynin në proces.”