Rreth 20 përqind e pacientëve me Covid-19, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, kanë zhvilluar simptoma të rënda. Shefja e OBSH-së për kujdesin klinik, Janet Diaz thotë se është konfirmuar me kalimin e kohës se ashpërsia e sëmundjes është në një linjë me atë që u pa fillimisht në kinë, që do të thotë rreth 20 përqind e pacientëve, ndaj një nën grup pacientësh, po zhvillojnë simptoma të rëndë dhe një nëngrup tjetër më i vogël, simptoma kritike.
“Ne kemi konfirmuar se ashpërsia e sëmundjes është e ngjashme me atë në kinë, pra 20 për qind të pacientëve zhvillojnë simptoma të rënda dhe kritike”, u shpreh Diaz.
Për zyrtarët e OBSH-së, ajo që nevojitet në këto momente është solidariteti global, duke iu referuar kështu raporteve se SHBA ka blerë të gjitha rezervat e ilaçit Remdesivir. Ata po ashtu thonë se solidariteti global duhet dëshmuar edhe për vaksinat që pritet të prodhohen muajt e ardhshëm pasi ky është një test për të gjithë njerëzimin.