Pandemia e Covid-19 është sot problem i ditës, ndaj dhe në këtë shkrim kemi ndërmend të ritheksojmë një nga problemet e rëndësishme të jetës njerëzore siç është marrëdhënia se ksuale në këto kohë apokaliptike. Siç dihet, ky moment i diskursit për çështje të tilla si se ksi do të ishte i parakohëshëm, por nëse i referohesh realitetit të postkarantinës, apo hapjes së aktiviteteve të ndryshme dhe mbi të gjitha rrugëve të komunikimit ndërqytetas dhe ndërkombëtar drejt një situate normale, kemi të drejtë të evidentojmë disa fakte.
Pandemija ishte një atlas i pamatë komunikimi në rrugët virtuale të internetit. Kishte dhe ka ende një areal të paimagjinueshëm të krijimtarisë për të gjetur pikat e komunikimit me çdo aset që e kishte të fshehur brenda vetes dhuntinë, apo talentin e të shkruarit, kompozuarit e të kënduarit dhe pse jo dhe të bërit teatro e opera e koncerte në platëformat online në internet. Po kështu, këtij komunikimi nuk iu shmang bota shpirtërore e çdo njeriu, që kishte të drejtën të dashuronte ose të flirtonte me njeriun e zemrës. Ky aspekt në tjetër kohë do të ngelet objekt studimi për shkencëtarët e fushave të komunikimit, sociologjisë, psikologjisë, artit dhe mjekësisë. Shumë psikologë vendas mendojnë se jeta në çift e shqiptarëve në kohën e pandemisë duhet të ketë pasur një dukuri pozitive dhe ka rritur komunikimn ndërfamiljar, i cili ndikohej nga kushtet e kufizimit të orareve dhe karantinimit për shumë kohë. Nëpër gjykata është ulur numri i kërkesave për zgjidhje martese. Psikiatrit mendojnë, se kjo situatë ka shtuar numrin e pacientëve me problem të shëndetit mendor dhe për pasojë është rritur edhe shitja e ilaçeve në farmaci për këtë kategori.
Andrologët mendojnë se pranija e një situate tejet stresante e ka ulur intesitetin e marrëdhënijeve se ksuale dhe meshkujt që kanë pasur një mënyrë tjetër të jetuari, ose të argëtuari e kanë vuajtur shumë këtë shndërim të menjëhershëm të situatës dhe fakti që nuk ka shumë pacientë klinikisht të ndjekur për probleme të ndryshme se ksuale, tregon se ka ndryshuar graviteti i problemeve të rëndësishme dhe në shumë raste prioritetet primare, kanë qenë ekonomija dhe humbja e vendit të punës, apo prishja e planeve për të kërkuar të ardhmen diku larg atdheut. Mjekët gjinekolog e kanë një përgjigje edhe më të thjeshtë, kur të thonë se: – “Ne do të flasim për temën e se ksit dhe problemet e grave dhe vajzave në muajt në vazhdim, pasi pritshmëritë për t’u rritur numri i lindjeve mund të mos jetë aq sa pritet, sepse familjet janë udhëhequr nga një thënije “Mirë mbaroi pandemija shpejt, po sikur ajo të zgjasë? Çdo të bëj me fëmijën? Me se ta rris? Kur pyet në farmaci, se si është shitja e ilaçeve për rritjen e aktivitetit se ksual apo dhe produkteve kontraceptiv që përdoren nga një grup më i gjerë njerzish krahasuar me ditë e muaj përpara pandemisë, farmacistët të thonë se ka një rënije të jashtëzakonshme dhe duket si “nata me ditën”.
Ndërkohë lidhjet e reja mes çifteve të reja e të vjetra, që presin të rikonfirmohen, nuk i patën kushtet optimale për të qenë në kontakte të shpeshta fizike dhe pse këtë mungesë e plotësonin falë komunikimit virtual. U harruan bisedat e krijimit të kushteve për ndonjë vend më komod si nëpër hotele e motele e daljet për turizëm se ksual. Kjo klimë e pazakontë në rrang botëror ka krijuar një sensibilitet të vërtetë për pandehminë dhe risqet e saj, ndaj ka merituar vëmendjen e jashtëzakonshme të mediave dhe navigimit në internet, por ka plazmuar një psikologji të varësisë ndaj “një lajmi” sikur të ishte një mutacion i ri në përpunimin mental të opinonit dhe kur kjo situatë të tejkalohet do të jetë shumë e vështirë kthimi në normalitet i jetës së përdishme, ku dhe aspekti i një jete të shëndetshme se ksuale të ripozicionohet si më i rëndësishmi dhe proçesi i rivitalizimit të një shoqërije të zërë vendin e vet. Përgatiti: Kastriot Kotoni