Ylli i Juventusit, Paulo Dybala, i ka paralajmëruar rivalët në Serie A se bardhezinjtë tashmë janë duke menduar për titullin e dhjetë radhazi, përkundër që e pranoi se fillimisht përqendrimi duhet të jetë në Ligën e Kampionëve. Bardhezinjtë e kanë vazhduar dominimin në ligën elitare të futbollit në Itali edhe këtë sezon, përkundër pikëve të shumta të humbura që nga rinisja e sezonit në qershor, transmeton Gazeta Express. Pasi në fundjavë e siguruan titullin e nëntë të Serisë A radhazi, Dybala ka thënë se tani në mendjen e klubit është titulli i dhjetë. Megjithatë, sipas Dybalas e gjitha kjo do të duhet të presë pas Ligës së Kampionëve, pasi që në gusht Juventusi do ta rinisë rrugëtimin e lënë në gush në mars.
Juventusi është një hap larg eliminimit nga Liga e Kampionëve në fazën e 1/8 të finales, pasi që Lyoni e mposhti në ndeshjen e parë mes këtyre dy skuadrave me rezultat 1:0. “Mund të jetë e vështirë të qëndrosh ambicioz dhe i përqendruar, por çdo fitore është e veçantë. Mendoj se kjo është gjëja më e rëndësishme. Mua më pëlqejnë fitoret, bashkëlojtarët të mi u pëlqejnë fitoret dhe klubi i pëlqejnë fitoret – kjo na bënë neve fitues”, ka thënë Dybala. “Ne jemi krenar me veten, t’i fitosh nëntë tituj radhazi është një gjë e mrekullueshme dhe ne tashmë po e mendojmë titullin e dhjetë. Por, së pari duhet ta kthejmë vëmendjen te Liga e Kampionëve”.
“Ka qenë një sezon i gjatë. Ndeshja e parë kundër Lyonit ishte para pesë muajve dhe shumë gjëra kanë ndodhur që nga atëherë, por ne e dimë se kemi ende shumë gjëra për të arritur”. “Do të jetë e çuditshme të luajmë në Ligën e Kampionëve pa tifozë dhe edhe më e çuditshme do të jetë ta luajmë vetëm nga një ndeshje për fazë. Por, së pari duhet të fitojmë në Torino”.