Pasi Lulzim Basha është tërhequr dhe ka deklaruar se është pro hapjes së listave, PD ka shpërndarë një lajm nëpër mediat e saj, se në takimin e Këshillit Politik, PS ka dalë kundër hapjes 100% të listave.
Gjë që në fakt, nuk është e vërtetë.
Gjatë mbledhjes mësohet se përfaqësuesi i PS, Damian Gjiknuri, ka thënë se, amendamenti kushtetues i opozites parlamentare për ndryshimet kushtetuese, krijon mundesine per te adresuar te gjitha shqetesimet dhe meraqet qe ka PD.
Amendamenti nuk pengon hapjen 100% te listave, por ve nje dysheme, duke thene jo me pak se 2/3 e hapur.
Edhe çeshtja e formulimeve per koalicionet dhe per hapje 100% listash eshte e mundshme te rregullohet ne Kodin Zgjedhor.
“Nese doni pastaj te beni propozime ne forme amendamentesh kushtetuese, duhet ndjekur rruga parlamentare me firmat”, mësohet se ka thënë Gjiknuri.