Nga Prof. Perlat Kapisyzi/

Në keto dite te nxehta kur zakonisht urgjencat ne Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”(SUSN) vinin duke u pakesuar, vizitat ne urgjence jane rritur fale “ vales” se pacienteve me covid. Kolege, mjek infermjere dhe sanitare , perballen me kete infeksion vrasetar me “ armet”me efikase : sigurine, qetesine, dhembshurine dhe durimin. Dhe ndersa shoh dhe ndjej jo pa dhimbje gjithe kete sakrifice , me pasoja humbje kolegu dhe pacientesh,në menyre te natyrshme me vijne ndermend vargjet e Migjenit : perdite shoh qarte e me qarte dhe vuaj thelle e me thelle…

Shoh qarte e ma qarte se me sa vetmohim profesionalizem,guxim siguri dhe qetesi personeli shendetesor I spitalit Shefqet Ndroqi po perballet me kete vale cunami te avasht covidi .. Cdo minute cdo ore cdo dite..Dhe vuaj thelle e me thelle kur shoh sa eshte rritur numri I rasteve me covid qe diagnostikohen perdite në spitalin Universitar Shefqet Ndroqi. Shtimi I numrit te rasteve me moshe te re tregon qe nuk Po zbatohet protokolli I hapjes duke beret e qarte qe veshja e maskave eshte me e rendesishme se sa shtimi I numrit te tamponeve per PCR.

Jemi në situaten ke pergjegjesia personale eshte faktor kyc ne keputjen e zinxhirit te infeksionit. Jemi ne situaten ku “ teoria e ngjarjeve” e Ronald Ross po verteton qe volumet e zhvendosjeve te komunitetit ka nje rol percaktues ne nje pandemi. Aktualisht jemi ne stadin ku shperndaresi me I madh I infeksionit jane grumbullimet e komunitetit evitimi i te cilave do te pakesonte rritmet e rritjes se infeksionit.
Sjellja e shpenguar e komunitetit sikur te ishin ne situate normale ka shtuar rezikun me te cilin perballet personeli shendetesor

Vazhdon te rritet numri I imazheve skanerike te rasteve me covid dhe me forma te renda e megjithate njerzit sillen sikur askush nuk rezikohet nga personeli shendetesor, sikur askush nuk po ndahet para kohe nga te dashurit e tyre… Ka jo pak nga ata te cilet me qasjen e tyre ndaj masave kunder kovidit po luajne ruleten Ruse… Shume bashkeqytetare te mi me sjelljen e tyre te pakujdesshme, pa maska, pa distancim fizik, rezikojne veten por edhe jeten e gjithe komunitetit.

Secili nga ne në kete situate pandemie eshte pergjegjes jo vetem per veten por edhe per komunitetin. Nje pjese e komunitetit nuk ka kuptuar qe deri tani “ilaci “ I vetem kunder kovidit ne kete situate eshte vendosja e maskave per me teper kur shpresa për nje vaksine po venitet. Nga perqasja e pa pergjegjshme e nje pjese te komunitetit vendi po vete izolohet.Bashkimi Europian por edhe fqinjet kane ndaluar udhetimet drejt vendit tone.

Dhimbjes se largimit parakohe te pacienteve I shtohet edhe deshperimi I izolimit kur nderkohe gjithe secili nga ne ka në dore te pakesojme keto humbje parakohe dhe largojme deshperimin e vete izolimit. Nje pjese e komunitetit nuk ka kuptuar qe prej tyre kerkohet vetem nje”sakrifice”: veshja e maskave. Shume prej komunitetit në mungese te kesaj “sakrifice” behen shkaktare direkt te humbjeve te shtuara, deshperimit te vete izolimit dhe pasojave ekonomike. Perdite shohe qarte e me qarte dhe vuaj thelle e me thelle qe nje pjese e komunitetit me mos besimin e djeshem ndaj distancimit social ekstensiv dhe pasojave te renda te mos zbatimit te tij vazhdon te jete pjese e kesaj situate te renduar.

Per gjate distancimit ekstensive te muajve mars dhe maj Shqiperia renditej në vendet e para në rezultatet e luftes ndaj Covid. Mbyllja e shkollave , kufizimi dhe mbyllja e transportit te brendshem dhe atij nderkombetar,anullimi I gjithe aktiviteteve publike apo private,informimi publik I hershem për masat ndaj pandemise te Covidit, kufizimi dhe mbyllja e plot e levizjes se komunitetit rritja e numrit te testimeve, gjurmimit te personave te kontaktit,reagimi ne kohe dhe me cilesi I sherbimit shendetesor ishin masat qe kufizuan në maksimum shkallen e infeksiozitetit dhe numrin e vdekjeve nga SARS CoV 2 në Shqiperi.

Periudha e hapjes “ demtoi “ efektet e distancimit fizik dhe në kete moment perdorimi I maskave do te ishte menyra me efikase per te perballuar kete vale tcunami te avasht me pasoja te renda per kedo. Periudha qe kerkohet te perballojme nuk eshte e distances se sprintit por asaj te maratones dhe si è tille kerkon zbatim te perpikte te strategjise, rezistences,durimit ritmit ne rritje dhe shpreses në fitore.

Do te doja vertete me gjithe zemer te shikoja qarte e me qarte qe gjithsecili prej nesh te bente kete “ sakrifice”e te gezoja shume e me shume per jete te shpetuara, numer rastesh te pakesuara cka do tna e benin momentin , diten,javen me te lehte, me te bukur do te na rikthenin buzeqeshjen dhe tna mbushnin plot optimizem per te nesermen.

*Pneumolog