Një 36-vjeçar me origjinë nga Brazili është i pari person në botë që është shëruar nga HIV/AIDS. Prej 1 viti monitorimi, ai nuk ka shfaqur më asnjë shenjë të këtij virusi. Ai ndaloi së përdoruri ilaçet HIV dhe ju nënshtrua një terapie intensive eksperimentale me bazë droge që synon të pastrojë virusin HIV nga trupi i njeriut.

Lajmi është konfirmuar nga mjekët, të cilët u shprehën të entuziazmuar. Rasti i 36-vjeçarit ka nevojë ende për t’u verifikuar dhe nuk mund të spekulohet për një kurë të mundshme kundër HIV/AIDS.

“Kjo terapi ka funksionuar vetëm për një person, pasi nuk rezultoi e suksesshme tek 4 persona të tjerë që iu nënshtruan të njëjtit trajtim”, tha Dr. Monica Gandhi e Universitetit të Kalifornisë. Ndërsa Dr.Steven Deeks tha se kjo nuk është një kurë, por një rast që meriton më shumë studim.

Nëse 36-vjeçarit brazilian nuk i shfaqet sërish virusi HIV, do të bëhet i pari person në botë që është shëruar plotësisht nga HIV/AIDS pa bërë transplant të qelizave.

“Është dhuratë e jetës, shans i dytë për të jetuar”, u shpreh i entuziazmuar 36-vjeçari për ‘Associated Press’ që preferon të mbetet anonim.