Aplikimet për shërbime të Qendrës Kombëtare të Biznesit përmes e-Albanias janë pesëfishuar. Sipas njoftimit të e-Albanias, janë regjistruar mbi 154 mijë aplikime, nga 32 mijë të regjistruara në janar-qershor 2019.

“5-fish më shumë aplikimet për shërbime të Qendrës Kombëtare të Biznesit përmes e-Albanias. Përgjatë 6 muajve të parë të 2020, mbi 154 mijë aplikime, nga 32 mijë të regjistruara në janar-qershor 2019. Pa dalë nga shtëpia, me një klik merrni shërbimet e shtetit në e-Albania! Pa radhë, Pa kosto dhe pa vonesa”,- njoftoi e-Albania. Ndërkaq, përmes e-Albania në qershor 2020 u realizuan 7 863 938 vizita në portal krahasuar me 2 310 194 në qershor 2019.

Në qershor 2020 ishin 64 030 përdorues të regjistruar krahasuar me 18 707 në qershor 2019. Muajin që kaloi kishte 104 020 përdorues në aplikacion mobile krahasuar me 72 358 në qershor 2019. Po ashtu, në qershor 2020 ishte 1 488 430 numri i përdorimeve të shërbimeve elektronike krahasuar me 638 385 në të njëjtën periudhë 2019. Në qershor 2020 ishin 1 827 shërbime krahasuar me 1 734 në 2019. Në qershor 2020 u kryen 13 113 449 transaksione në platformën qeveritare të ndërveprimit krahasuar me 5 672 678 në qershor 2019.