Komisioni i Ligjeve ka miratuar nen për nen dhe në tërësi draftin e 5 Qershoritm marrëveshje e arritur mes PS-LSI-PD në mbledhjen e Këshillit Politik. Drafti u miratua me votat pro vetëm të shumicës, pasi të gjitha propozimet morën 3 vota kundër të anëtarëve të opozitës, të cilët përkrahin nismën e ndryshimeve Kushtetuese të Myslim Murrizit dhe Rudina Hajdarit.
Ndërkohë kryetari i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja u shpreh me këto ndryshime Kodi Zgjedhor do të pasurohet akoma më shumë. “Pro, 3 kundër, asnjë abstenim, miratohet edhe në tërësi projektligji. Falenderoj Gjiknurin dhe kolegët e tjerë për punën e shkëlqyer që është bërë qoftë në komisionin e posacëm, qoftë edhe për dakordësinë në Këshillin Politik, produkti u materializua. Kodi i ri zgjedhor është pasuruar” tha Manja. (TemA)