Përfaqësuesi i zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetit në Kosovë, Skender Syla, me anë të një postimi në rrjete sociale shpjegon se përse po përhapet kaq shpejt COVID-19.
“Ata janë kolegët e mi dhe unë mund të flasë pa maskë, ata janë miqtë e mi dhe unë mund të flasë pa maskë, ata janë të afërmit e mi dhe unë mund të flasë pa maskë”, këto janë 3 gabime të cilat Syla thotë se nuk duhet ti bëni. Secili mund të jetë i infektuar dhe gjithmonë duhet të mbajmë maskë në mënyrë që të mbrojmë veten dhe të tjerët pranë nesh, shton më tej Syla.
Postimi i plotë:
“Pse po përhapet kaq shpejt COVID-19,përpos tjerash edhe nga neglizhenca dhe perceptimi i gabuar;
Ata janë kolegët e mi dhe unë mund të flasë pa maskë, ata janë miqtë e mi dhe unë mund të flasë pa maskë, ata janë të afërmit e mi dhe unë mund të flasë pa maskë.
Mos bëni këto 3 gabime më lart. Secili potencialisht mund të jetë i infektuar. MBANI MASKË përherë jo për dekor por për të mbuluar gojën dhe hundën. Mbroni veten dhe shoqërinë tuaj”.