Puna për ndërtimin e spitalit të ri pediatrik nuk është ndaluar edhe në këtë kohë pandemie.Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga kantieri i ndërtimit pranë QSUT-së për ndërtimin e godinës së re.

“MIRËMËNGJES , dhe me punën e premtuar për modernizimin e qendrës më të madhe spitalore në vend, përkatësisht ndërtimin e spitalit të ri Pediatrik, model i vizionit tonë për ndërtimin e “Shëndetësisë Që Duam” . Fëmijët Të Parët, ju uroj një ditë mbarë”, shprehet Rama.

Me një investim në vlerën 9 milion euro spitali i ri përfshin ndërtimin e godinës së re dhe rikonstruksionin e plotë të godinës ekzistuese. Pediatria e re është pjesë e projektit për për modernizimin e QSUT.

MIRËMËNGJES ? dhe me punën e premtuar për #modernizimin e qendrës më të madhe spitalore në vend, përkatësisht…

Gepostet von Edi Rama am Montag, 27. Juli 2020