Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në llogarinë e tij në twitter pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Politik. Kreu i ekzekutivit i bën edhe një herë të qartë Partisë Demokratike se: Kuvendi në 30 korrik voton hapjen e listave dhe këtë jo ju, po as ne nuk e ndryshojmë dot, sepse ky është qartësisht vullneti i shqiptarëve edhe përtej partive që sot janë në parlament!

Postimi i plotë: Miqve të PD u them shumë thjeshtë: Kuvendi në 30 korrik voton hapjen e listave dhe këtë jo ju, po as ne nuk e ndryshojmë dot, sepse ky është qartësisht vullneti i shqiptarëve edhe përtej partive që sot janë në parlament! Fatmirësisht risitë kushtetuese nuk pengojnë asgjë për ju!Shkurt, pengesa juaj sot nuk është as kushtetuese,as juridike,po thjesht politike!Ju doni të merrni peng hapjen e listave e të zvarrisni procesin me alibira absurde.Por për këtë s’keni konsensus nga ne dhe mund ta bëni pa ne, siç bëtë kur dogjët mandatet e kur ikët nga zgjedhjet!Shqipëria është shumë e vogël për sherre e mosdakordësira që zmadhohen nga hiçi dhe pushteti shkon e vjen po Shqipëria mbetet, prandaj mendoni pak më shumë për Shqipërinë dhe pak më pak për sherrin e radhës, se me sherr as keni fituar e as fitoni dot ju, po lëndohet Shqipëria! (Lexo.al)