Kryeministri Rama ka reaguar ne Twitter pas deklaratave te Ilir Metes se ndryshimi i sistemit,heqja e koalicioneve,hapja e listave bëhen vetëm me referendum. Kryeministri Rama duke hedhur poshte kete pretendim te Metes, shkruan:
”IM thotë ndryshimi i sistemit,heqja e koalicioneve,hapja e listave bëhen vetëm me referendum!Askund nuk bëhet referendum për këto çështje. Ndërsa këtu as sistemi s’do ndryshojë,as koalicionet s’do ndalohen,po listat do hapen nga Kuvendi i Shqipërisë me ligj, me zakon e me karton!Sa për modelin lindor, modeli i koalicionit që kemi s’është as perëndimor,as jugor,as verior dhe prandaj nuk gjendet askund në lindje a në perëndirm! Modeli i ri do të jetë gjerman e plotësisht europian, koalicion tamam, me zë, figura e program,jo kosh karavidhesh pa din as iman!”