170 banesa të dëmtuara nga tërmeti i 21 shtatorit janë rindërtuar nga themelet dhe po u dorëzohen banorëve. Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ka theksuar se ndihet e lumtur, teksa sheh rikthimin e buzëqeshjes së banorëve.

“170 shtëpitë e shkatërruara nga tërmeti i 21 shtatorit të vitit të kaluar në Krujë, Durrës, Kamëz, Rrogozhinë, Kavajë e Shijak janë rindërtuar nga themelet dhe po u dorëzohen banorëve. E lumtur tek shikoj që kemi rikthyer buzëqeshjen në fytyrat e tyre pas makthit të kaluar vetëm pak muaj më parë.”,- shprehet Xhaçka.

“Shtëpia e re për qejf. Deri dje thoja inshallah s’bie shi. Kemi qenë në kavalishencën e Durrësit. Kam qëndruar gjashtë muaj atje.”,- shprehet një qytetar.

“Banesa jonë u dëmtua nga tërmeti 21 shtatorit. Falë ndërhyrjes së kësaj qeverie na bëri me një shtëpi të re nga e para. Vështirë se do ta kisha bërë nëse nuk do ndihmohesha. Kjo është bërë afërsisht për një muaj e gjysëm”,- tha një tjetër qytetar.

“Do të jemi bashkë siç kemi qenë. Do jemi deri në fund të kësaj situate pranë jush me ndihma”,- tha ministrja Xhaçka, teksa i dorëzonte çelësat e shtëpive të rindërtuara banorëve.