Juventusi po kalon një sezon me shumë oshilacione, ndërsa trajneri Maurizio Sarri po mendon për merkato. Tekniku italian, nëse vazhdon të jetë në krye të stolit, do që të rrëmbejë në merkato mbrojtësin e Chelseas, Jorginhon.

Ai e pëlqen shumë si lojtar sepse e mori nga Napoli drejt londinezëve dhe marrëdhëniet e tyre mbeten shumë të mira. Një mundësi e tillë është reale, por agjenti i lojtarit Joao Santos i ka shkelur syrin bardhezinjëve. “Chelsea duhet të rikuperojë tre gola ndaj Bayernit dhe kjo do të jetë shumë e vështirë. Gjithsesi, gjithçka është e mundur dhe pres një duel Chelsea-Napoli në çerekfinale. Napoli po paraqitet mirë me Gattuson.

“Fituan një kupë dhe më vjen keq që janë larg kualifikimit në Champions League. Jorginho? Po kalon një moment të veçantë. Është paraqitur mirë në Champions dhe është gjithmonë në dispozicion të trajnerit. Juventusi nuk më ka telefonuar në lidhje me Jorginhon, por merkato nis në datë 1 shtator dhe nuk e di strategjinë e bardhezinjve“, – tha ai.