Kryeministri Rama e ka cilësuar një mundësi dhe impuls të ri planin e rindërtimit të Kombinatit pas goditjes së i dha tërmeti i 26 nëntorit. Rama u shpreh se nëse ka vullnet krizat e mëdha mund të kthehen po në mundësitë mëdha për zhvillimin e komunitetin dhe përmirësuar cilësinë e jetës.

” Jemi mbledhur për një projekt shumë ambicioz , më shumë se sa një projekt rindërtimi është një vizion për Tiranën e gjeneratës tjetër. Tërësia e projekteve që kanë filluar të zbatohen ose janë pranë fillimit të zbatimit është një vizion për jetën komunitare dhe cilësinë e jetës familjare, në kushtet kur një fatkeqësi e madhe krijoi dhe një boshllëk të madh por patjetër dhe një mundësi të madhe. Për ata që kanë pasionin dhe vullnetin për të rezistuar, transformimi i krizave në mundësi është një rrugë e vetme. Krizën e madhe të 26 nëntorit po e kthejmë në një mundësi të madhe transformimi për ata familje që humbën shtëpitë e tyre por dhe vetë zonat ku ndodhën dëmet. Projektet që sot kemi në dorë, pa diskutim që realizimi i tyre do të sjellë transformimin e rëndësishëm dhe do të ecim para me një proces shërimi urban në shumë zona. Sot i japim kësaj zone një impuls të ri zhvillimi”, tha Rama.

Kreu i qeverisë deklaroi se të gjithë ata që humbën shtëpisë do të hynë në banesa të reja, më të mira dhe më të forta. Rama theksoi se nuk do ketë xhungla ndërtimesh por sistem urban.

“Në Thumanë tërmeti goditi më shumë se kudo tjetër. Ishte pikë e izoluar dhe një zonë jetese por jo një zonë zgjedhjeje. Me ndërhyrjen e re dhe gjithë atë pyll, Thumana mund të kthehet në atraksion. Mund të lidhet me Krujën, apo edhe Laçin dhe kështu me radhë në të gjitha zonat e prekura, kemi mundësi të bëjmë një ndryshim historik. Të gjithë ata që humbën shtëpisë do të hynë në banesa të reja, më të mira dhe më të forta. Nuk do ketë xhungla ndërtimesh por sistem urban. Çdo ditë është e gjatë për ata që janë pa shtëpi. Ne përjetojmë rritjen e temperaturave, unë nuk ka ditë që të mos i mendoj. Unë nuk jam përdorus i ajrit të kondicionuar, por ne i kemi kushtet. Mirëkuptoj stresin dhe padurimin. Ndonjëherë edhe acarimin. Mirëpo ajo që duhet kuptuar është që për të shkuar deri tek shtëpia e ndërtuar është një proces i tërë“, tha Rama.