Programi i dezisektimit po përfundon trajtimin e 4 në zonat e përcaktuara hot-spot në të gjithë vendin. Aktualisht trajtimi i 4 po kryhet në Lezhë, zonë urbane dhe bregdetare dhe kjo shënon përfundimin e trajtimit të katert për të gjitha zonat.

Dezinsektimi ka nisur që në javën e parë të muajit Maj dhe po vijon në zonat bregdetare dhe urbane për eleminimin e vatrave aktive me prani të larvave të mushkonjave. Ky është një program kontrolli dhe parandalimi i cili po vazhdon të kryhet në zona të rëndësishme për turizmin dhe shëndetin publik.

Shërbimi i dezisektimit ka vazhduar në vatrat e specifikuara problematike gjatë monitorimit nga Instituti i Shëndetit Publik dhe Njësitë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në zonat urbane në Tiranë, në zonat urbane dhe plazhet në Lezhë, Shkodër, Fier, Durrës dhe në Vlorë. Monitorimi entomologjik dhe monitorimi i shërbimit është kryer në bazë të një udhëzuesi dhe protokolli pune të hartuar nga Instituti i Shëndetit Publik dhe janë parashikuar të kryhen deri në 12 trajtime për zonë sipas specifikave të zonave dhe teknikave të rekomanduara.

Shërbimi i dezinsektimit parashikohet të vazhdojë deri në datë 20 Tetor 2020 dhe siperfaqet e trajtuara janë vatra pozitive për pranine e larvave të mushkonjave në zona urbane, në ligatina, parqe kombëtare dhe publike, kanale, moçale, puseta, bodrume, gropa septike etj. Në parqet kombëtare është rekomanduar përdorimi i agjenteve biologjik, si e vetmja alternative për kontrollin e mushkonjave dhe ruajtjen e biodiversitetit në këto habitate.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nëpërmjet Institutit të Shëndetit Publik dhe njesive vendore të kujdesit shëndetësor po përmbushin në kohë këtë proces, për të reduktuar praninë e mushkonjave gjatë sezonit turistik dhe për të ruajtur shëndetin e popullatës nga sëmundjet infektive në këtë situatë të epidemisë.

?Procesi i dezinsektimit në zonat bregdetare dhe urbane në qarkun e Lezhës shënon përfundimin e trajtimit të katërt në…

Gepostet von Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale am Mittwoch, 1. Juli 2020