Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, i drejtohet qytetarëve të respektojnë katër rregulla thelbësore në luftën kundër koronavirusit.
Në një postim në rrjetet sociale, në një kohë që sot u thye një tjetër rekord i shifrave të të infektuarve, Brataj shkruan se “jeta e të gjithëve është në dorën tënde”
“Mos lejo, të mos lejojmë që jetët tona të kërcënohen, jetët tona të humbasin për katër rregulla”, shkruan ai.
POSTIMI I PLOTE
Shqipëtar kudo ndodhesh !!
Jeta është e shtrenjtë, jeta është e pa kthyeshme, jeta jote është e lidhur me jetën e familjes tënde, jeta jote është e lidhur me jetën e miqve dhe shokëve të tu, jeta jote është e lidhur me jetën time, jeta e të gjithëve është në dorën tënde! Mos lejo, të mos lejojmë që jetët tona të kërcënohen, jetët tona të humbasin për katër rregulla:
1. Mbaj maskën në ambientet e mbyllura
2. Mbaj distancën 1.5 metër
3. Zbato rregullat e higjenës
4. Mos lejo të tjerët ti shkelin këto rregulla
Dr. Skender Brataj