Shumë prej mund të jenë në dilemë nëse janë prekur ose jo nga Koronavirusi dhe e kanë kaluar atë pa shfaqur simptoma. Nëse keni qenë ose jo të inf ektuar, këtë mund t’ju ndihmojnë ta kuptoni disa nga vrojtimet e mëposhtme. Të listuara më poshtë janë disa prej shenjave, por nëse keni patur vetëm njërën prej tyre nuk do të thotë se Këto janë disa shenja, keni qenë i infektuar domosdoshmërisht. Vetëm testi serologjik, mund të japë një përgjigjen që vërteton të kundërtën.
Nëse keni qenë shumë sëmurë në shkurt! Adam Spivak, një doktor i sëmundjeve infektive në Universitetin e Utah në Salt Lake City, thotë se nëse keni qenë shumë sëmurë, midis periudhës janar-shkurtit, ka gjasë ta keni kaluar koronavirusin.
Nëse keni pasur ethe dhe kollë! Nëse për disa ditë, në këtë periudhë, keni pasur ethe, kollë dhe lodhje të tepërt, ka shumë gjasa që ju ta keni kaluar virusin.
Papritur keni humbur nuhatjen dhe shijen e ushqimit! Humbja e nuhatjes dhe e shijes, është një nga shenjat që dallon koronavirusin e ri. Rreth 66% e atyre që janë bartës me koronavirus, kanë këtë simptomë. Nëse krejt e papritur, edhe ju për një kohë keni humbur nuhatjen dhe shijen, mund të keni pasur Covid-19.
Nëse e gjithë familja u sëmur njëkohësit! Nëse të gjithë familjarët, dikush më shumë dhe dikush më pak, ka përjetuar grip, por në të njëjtën periudhë kohë, ka gjasa që e gjithë familja të ketë qenë infektuar.
Nëse keni pasur shenja në lëkurë që ju shkaktonin kruajtje! Është një nga simptomat që është zbuluar së fundmi, por e rëndësishme për të kuptuar nëse një person është infek tuar me virus.