Të rralla janë rastet kur moderatorja Alketa Vejsiu ndan me ndjekësit e saj në rrjete sociale detaje nga jeta personale. Ajo mundohet ta mbajë familjen sa më larg syrit të mediave dhe i shmanget thuajse çdo pyetjeje lidhur me ta, mirëpo zemra e nënës mund të bëjë edhe përjashtime.
Teksa po shijon disa ditë të mira pushimi me familjen në jug të vendit, ajo s’mund të mos i ndante disa momente kaq të ëmbla me ndjekësit, siç është kjo video me të bijën e saj, që tashmë është rritur dhe i është kthyer në shoqe.
Alketa ka postuar një video në Instastory, ku nuk e ka zbuluar të plotë portretin e së bijës, teksa ka bërë edhe një dedikim vërtetë të bukur.
“Mama Keta puthe vajzën tënde! Vajza më e bukur, e zgjuar dhe e mrekullueshme që mund të kisha!”