Policia e Shtetit vijon kontrollet në aksin Sauk-Teg për sigurinë rrugore. Sipas njoftimit të Policisë, në këtë aks janë evidentuar raste të ecjes me shpejtësi marramendëse 152 km/h – 162 km/h, prej orës 20:00 deri në 24:00, kur fluksi i mjeteve në lëvizje është pothuaj i plotë.
“Nga verifikimet dhe monitorimet me matësin e shpejtësisë, në 4 orë, janë konstatuar dhe pezulluar 9 patenta për shpejtësi mbi normat e lejuara, si dhe janë marrë 12 masa administrative për shpejtësi por pa masë plotësuese atë të tërheqjes së patentës”,- njofton Policia.
“Shpejtësi që varionte deri në 162 km/h , rrezik potencial për të shkaktuar ngjarje rrugor dhe pasoja fatale për jetën e drejtuesit, pasagjerëve, por edhe përdoruesve të tjerë të rrugës. Rruga është e te gjithëve, rregulli vlen njësoj. Shpejtësia, alkooli, garat, të presin rrugëtimin e jetës. Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor, mos u bëni statistike rrugor. Familja ka nevoje për ju, patenta ju duhet, ajo është mjet jetik, mos ja dorëzoni policit por shfrytëzojeni për të mirën e vetes dhe familjes dhe këtë e arrini vetëm me respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor.”,- apelon Policia.