Ambasada amerikane ka reaguar pak çaste pas mbledhjes në kryeministri mes Ramës, Soreca-s dhe Yuri Kim. Ambasada konfirmon se takimi zgjati për rreth një orë, ndërsa Kim falenderoi kryeministrin për udhëheqjen e tij dhe sigurinë e dhënë për miratimin e marrëveshjes së 5 qershorit. Sakaq Kim mirëpriti vazhdimin e diskutimeve të ndërsjellta në Këshillin Politik në lidhje me masat shtesë. Në fund ambasada thekson rëndësinë që të gjitha palët të marrin pjesë në mirëbesim, në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe transparente në miratimin e reformës.