Mjekët e familjes mbajnë në monitorim madje edhe duke mjekuar, një numër të konsiderueshëm të pacientëve të prekur nga Covid-i, por që nuk kanë nevojë për trajtim në spital. Drejtoresha e Qendrës Shëndetësore nr.3, Dr.Brunilda Shiroka thotë se aktualisht janë 48 pacientë që ndiqen nga mjekët e familjes në këtë qendër dhe 60 të tjerë që kanë simptoma, por mbeten të dyshuar, pasi ende nuk kanë kryer tamponin.
Pacientët me Covid, madje edhe familjarë të tyre mbahen në kontroll duke i kontaktuar disa herë në ditë dhe duke sugjeruar mjekimin. Depulesa dhe imuniteti i rëndë vijon për disa kohë, edhe pasi pacienti e ka kaluar Covid-19. Por sa kohë i duhet të marrë veten një pacient që e kalon Covid-in duke u mjekuar në shtëpi.