Presidenti i SHBA, Donald Trump është shfaqur për herë të parë në publik me maskë. Kjo ka ndodhur gjatë vizitës së një spitali ushtarak gjatë ditës së shtunë, duke plotësuar rekomandimin e zyrtarëve të shëndetësisë për të marrë masa mbrojtëse ndaj COVID-19.
Trump fluturoi me helikopter për në qendrën kombëtare mjekësore ushtarake, që ndodhet në periferi të Uashingtonit për të takuar pjesëtarë të shërbimit dhe kujdesit shëndetësor. Ndërsa dilte nga Shtëpia e Bardhë ai u tha gazetarëve: “Kur je në spital, sidomos, mendoj se është diçka jashtëzakonisht e mirë të mbash maskë”.Presidenti i SHBA bën një veprim të tillë pas shumë javëve që pandemia ka prekur vendin e tij. Që prej Marsit, SHBA numëron mbi 3.2 milionë të infektuar ndërsa ka të paktën 134 mijë viktima.Duket se, Trump nuk e ka vënë maskën më parë duke iu trembur faktit se mund të dukej i dobët para publikut dhe mund të zhvendoste vëmendjen nga rikuperimit i ekonomisë tek kriza e shëndetit publik.