Ish-futbollisti kosovar, Fidan Hasani, ka ngritur dyshimet për fiksim rezultati në ndeshjen mes Trepçës ’89 dhe Llapit e cila përfundoi me rezultatin 5-4. Nëpërmjet një postimi Hasani ka shkruar se kjo sfidë u luaj për plot 100 minuta deri sa rezultati u përmbys, teksa golat për Trepçan u shënuan në minutat 92 dhe 98.

“Super ndeshja qe as DigitAlb nuk e dha direkt Trepça ’89 – Llapi që u luajt 100 minuta. Miqësore, vëllazërorë, që u kthye në hendboll, po u luajtën 100 minuta e në fund u kry 5-4. Por kujdes, ndeshja deri në minutën e 90-të ishte 4-3 për Llapin. 10 minuta shtesë, dy gola dhe fitore për Trepçen 89. Golat në minutat 92 dhe 98. Ai pretendenti për kryetar të FFK-së keq e ka leshur bajrakun sot. Keq se krejt Kosova e din cka din ti me ba në këto lojëra…!! A keni ftyr me fol maa marreee”, ka shkruar ish-futbollisti.