Përmes skemës kombëtare të mbështetjes, Qeveria shqiptare po nxit blegtorët për të rritur tufat e tyre, në mënyrë që të sigurohet lënda e parë për baxhot e përpunimit të qumështit.

Drejtorja e Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, Frida Krifca u ndal në Çarshovë të Përmetit, duke sjellë një tjetër shembull të punës dhe të suksesit falë edhe mbështetjes së AZHBR.

Arbeni la Greqinë shumë vite më parë për të ngritur baxhon e prodhimeve të qumështit në vendlindje, ku sot shitjet janë rritur aq shumë, sa nevoja për lëndë të parë e ka çuar deri tek blegtorët e Leskovikut, të cilëve u mbledh qumështin duke siguruar treg edhe për ata

Ai është financuar me fondet e buxhetit të shtetit për pajisjet në baxho dhe enët e posaçme të mbajtjes së qumështit që garantojnë cilësinë dhe sigurinë e produktit.

Arbeni thotë se e nisi punën në baxhone tij me 5-6 kv qumësht në ditë, ndërsa sot ai e ka dyfishuar këtë sasi duke vajtur në 12 kv qumësht.

Ai ka përfituar financim edhe për blerjen e mbi 20 bidonave të transportit të qumështit nga blegtorët, çka rrit sigurinë e këtij produkti.