Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi sjell pamje fantastike të Ujëvarës së Sotirës dhe bukuritë natyrore që ka parku i Tomorit.Klosi fton pushuesit dhe turistët që të vizitojnë këtë destinacion fantastik turistik.“Nga burimet e ujit të Malit të Tomorit krijohet Ujëvara e Sotirës. Një atraksion turistik, që tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë e pushues”, shprehet Klosi.Ujëvara e Sotirës ndodhet rreth 60 kilometra larg Gramshit dhe për të arritur në zonën e ujëvarës duhet të ecësh rreth dy orë në këmbë nga fshati Sotirë, nga ku ka marrë emrin ujëvara.

Ujërat burojnë nga mali i Tomorit dhe zbret nga një lartësi prej 100 m. Në verilindje të Tomorit, ndodhet një burim i fuqishëm që vjen nga një e çarë gjatësore në shkëmbin gëlqeror të thepisur. Peizazhi i shpatit ku uji del, në mes të pyjeve e pemëve të lisit është i mrekullueshëm. Zhurma e ujit mund të dëgjohet shumë larg.Kjo ujëvarë tashmë është kthyer në një vend pelegrinazhi për turistët vendas dhe të huaj. Çdo fundjavë ajo pret me qindra vizitorë.

Ujëvara e Sotirës është vizituar nga qindra turistë këtë vit pas pandemisë dhe fluksi vazhdon të rrite me rritjen e temperaturave në sezonin e verës pasi natyra e bukur e Tomori ofron jo vetëm freski, por bukuri të rralla natyrore, ecje në këmbë në shtigje malore, bimësi të harlisur dhe vendpushime të mrekullueshme për kampingje malore.