Korona virusi tashmë dhe prej 6 muajsh ka shkaktuar një bilanc tra gjik prej rreth 650 mijë vi ktimash. Deri më sot njihen vetëm vendet të cilat janë goditur më shumë ku rreshtohen SHBA, Brazil, Indi, Rusi, Meksikë, Peru etj.
Por janë dhe disa vende ku të paktën zyrtarisht COVID-19 nuk ka ‘vrarë’ ende ose nuk ka shkaktuar asnjë vi ktimë. Disa prej tyre janë emra të dëgjuar por pak të njohur sidomos në Shqipëri. Vende si Mongolia, Gjibraltari, Vietnami, Eritrea, Fixhi, Saint Vincent, Makau, Timori Lindor, Kaledonia e Re, Laosi, Vatikani, Tanzania, Anguila, Montserrat, apo Grenlanda kanë gjithsej së bashku 0 viktima.
Në fakt disa prej tyre përfshi këtu dhe Koreja e Veriut e cila tashmë nuk figuron tek institucionet dhe organizatat ndërkombëtare që numërojnë bilancet botërore, akuzohen se fshehin shifrat, të tjera ndoshta kanë arritur vërtet sukses duke parandaluar COVID-19.