Inter është mundur 2-1 në shtëpi nga Bologna në javën e 30-të të Serisë A dhe ka shpërdoruar një rast për të shkuar një pikë larg vendit të dytë që mbahet nga Lazio.Një humbje me përmbysje për skuadrën e Conte-s, që ka kaluar në avantazh me Lukaku-n në minutën e 22-të, ka luajtur me një lojtar më shumë nga minuta e 57-të pas kartonit të kuq të marrë nga Soriano dhe ka pasur një mundësi të artë për të mbyllur ndeshjen në të 62-ën, por Lautaro ka gabuar nga pika e bardhë e penalltisë.