Presidenti amerikan Donald Trump tha të shtunën pa pasur prova konkrete se 99% e rasteve të koronavirusit “janë krejtësisht të padëmshëm” gjatë fjalës së tij në Lawn South House të Shtëpisë së Bardhë, në të cilën ai kërkoi të minimizojë numrin e fundit të rasteve me Covid-19.

Deri më tani kemi testuar, gati 40 milion njerëz. Duke vepruar kështu, ne tregojmë se 99% e rasteve janë krejtësisht të padëmshme këto janë rezultate që asnjë vend tjetër nuk mund t’i tregojë sepse asnjë vend tjetër nuk ka kryer testimet tona. Jo për sa i përket numrave, apo përsa i përket cilësisë, tha ai, por edhe një herë duke pohuar se rastet në rritje janë shkaktuar nga testimi i shtuar.

Ka pasur më shumë se 2.8 milion raste të koronavirusit në Shtetet e Bashkuara dhe të paktën 129,000 njerëz në Shtetet e Bashkuara kanë vdekur, sipas raportit të fundit të Universitetit Johns Hopkins.

Disa njerëz që sëmuren kanë vetëm simptoma të buta, dhe Qendrat e SHBA-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve vlerësojnë se 35% e rasteve janë asimptomatikë, por edhe njerëzit me simptoma të buta ose pa simptona mund ta përhapin virusin te të tjerët.

Ndërsa Organizata Botërore e Shëndetit ka thënë që shkalla e vdekshmërisë globale është më pak se 1%, OBSH gjithashtu tha se rreth 20% e të gjithë personave që diagnostikohen me Koronavirus kanë pasur nevojë për oksigjen ose kujdes spitalor. CNN / bota.al