Pista e shtëpisë në Spanjë nuk i solli shumë fat djaloshit të shtëpisë Marc Marquez. Ky i fundit përjetoi një aksident të tmerrshëm që i ka shkaktuar shumë dëmtime. Ai fluturoi disa metra në ajër gjatë një tentative për parakalim.

Ai u mundua të kalonte Vinales për t’i rrëmbyer vendin e dytë në renditje, por gjithçka shkoi keq, pasi humbi kontrollin e makinës vetëm 4 xhiro para fundit. Marquez fluturoi jashtë pistës, madje rrota e motorrit e përplasi sërish në rënie duke i shkaktuar dëmtime në trup.Spanjolli ka fraktura në krahun e tij që e mori gjatë goditjes dhe duhet të futet në operim. Ai ka thyer krahun e djathtë. Një lajm shumë i keq ky për pilotin që luftonte për titullin kampion dhe këtë vit.