Dhu na në kategoritë inferiore në futbollin shqiptar vazhdon të qëndrojë “këmbëkryq”. Në Kategorinë e Parë, pikërisht ditën e shtunë u zhvillua ndeshja ndërmjet Tërbunit dhe Egnatia-s. Ekipi rrogozhinas ditën e djeshme ka barazuar 1-1 ndaj Tërbunit në Pukë, aty ku vendasit të mërzitur nga rezultatin kanë sulmuesi pjesëtarët e ekipit mik, duke iu shkaktuar atyre edhe probleme në trup. Mësohet se pasi gjyqtarit gjyqtari njoftoi mbylljen e takimit, janë sulmuar futbollistët dhe drejtuesit e skuadrës rrogozhinase nga një tifoz dhe një polic privat, të cilët janë shoqëruar në komisariat.
Sipas klubit të Egnatias aktori kryesor për sh errin e ndodhur ditën e djeshme në Pukë pas ndeshjes me Tërbunin, është kryetari i bashkisë, Gjon Gjonaj. Sipas klubit rrogozhinas, Gjonaj nuk e ndaloi dhu nën, por u bë edhe vetë pjesë e saj dhe për këtë arsye ai është shpallur “non grata” në qytetin e Rrogozhinës.