Teksa është ndalur një thertore, në Lezhë kryeministri Edi Rama kërkoi nga punonjësit që të ruajnë distancën në ambientet e jashtme dhe ne ato të brendshme të mbajnë maska, ndërsa hyri në një tunel dezinfektimi dhe iu mat temperatura. Po ashtu ai komentoi edhe infektimin me COVID-19 të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ndërsa theksoi se ai vet kishte ruajtur distancën me të.

“Distancë në ambientet e jashtme dhe maskat në ambientet e brendshme dhe jeni në rregull. Edhe Lali Erin në distancë e kam mbajtur, ishallah po e kalon lehtë ai dhe s’ma ka lënë mua stafetën”, tha Rama.

RESPEKT?LEZHË – Në thertoren e familjes Mnela, që falë mbështetjes tonë ndër vite na tregojnë sot modelin e tyre të suksesit me standardet më të larta të prodhimit, ruajtjes dhe shitjes së mishit ? ?Financimi nga AZHBR i ka dhënë mundësi të zgjerojë biznesin dhe të gjenerojë punësim për banorët e zonës. Madje edhe falë marrëveshjes me Universitetin Bujqësor të Tiranës studentët kanë mundësi për të zhvilluar praktikën mësimore pranë këtyre ambienteve?

Gepostet von Edi Rama am Mittwoch, 29. Juli 2020