Ka nisur ditën e sotme takimi i radhës i Këshillit Politik ku palët janë ulur përballë njëri tjetrit për të diskutuar propozimet e opozitës parlamentare të mbështetura nga mazhoranca për ndryshimet kushtetuese siç janë listat e hapura dhe heqja e koalicioneve parazgjedhore. Siç shihet në pamjet e mëposhtme i pranishëm në takim është edhe Kryeministri Edi Rama, ndërsa kryedemokrati Lulzim Basha është “arratisur” drejt Kosovës duke mos patur guximin për tu përballur.
Gjatë kësaj mbledhje pritet të diskutohet lidhur me ndryshimet kushtetuese përsa i përket listave të hapura dhe heqjes së koalicioneve, propozim i 28 deputetëve të opozitës parlamentare që u shqyrtua dhe u miratua pak ditë më parë nga Komisioni i Ligjeve. Lexo.al/