Mediat gjermane bëjnë me dije se Werder Bremen e ka nxjerrë në shitje yllin e kombëtares së Kosovës, Milot Rashica. Klubi që mbijetoi me vështirësi në Bundesligë ka hapur bisedimet me një klub tjetër për 24-vjeçarin. Këtë gjë e konfirmon drejtori sportiv, Frank Baumann. Më konkretisht, Rashica i ka informuar drejtuesit e Werder Bremen se dëshiron të largohet këtë verë.

Baumann zbuloi: “Përvec Milot Rashicës, i cili dëshiron të ndërmarrë hapin tjetër në karrierën e tij, asnjë lojtar nuk ka ardhur tek ne dhe të na thotë se dëshiron të largohet nga klubi. Jemi në diskutime me një klub për Rashicën, por edhe klube të tjera janë të interesuar për të. Duhet të supozojmë se ai nuk do të jetë me ne sezonin e ardhshëm. Por, nuk kemi nevojë ta shesim nën vlerë”. Për mediat gjermane, Milot Rashica ka qenë i lidhur me Milanin, RB Leipzig dhe Hertha BSC.