Në rishikimin që ministria e Financave dhe Ekonomisë i ka bërë buxhetit të vitit 2020, në situatën e krijuar prej COVID-19, parashikohet rritja me 200 milionë lekë e fondit të planifikuar për skemën e papunësisë.

Gjatë kësaj periudhe qeveria vendosi edhe dyfishimin e pagesë së papunësisë dhe ndihmës ekonomike për një periudhë tremujore.

Me rihapjen e ekonomisë, pas një ndërprerjeje të disa aktiviteteve ekonomike për të kufizuar përhapjen e COVID-19, të dhënat për të punësuarit dhe të rikthyerit në punë janë pozitive.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj bëri të ditur se në fund të muajit qershor, efekti neto i largimeve dhe punësimeve në të gjithë sektorët e ekonomisë është vetëm 8 mijë punonjës.